avokat

Rreth Nesh

Çfarë duhet të mësoni më tepër për studion tonë? – Më poshtë do të gjeni çdo informacion të nevojshëm në lidhje me Av. Klodian Çobo dhe studion e tij.

Mësoni më shumë për Av.Klodian Çobo

Klodian Çobo, dtl. 19.10.1984 lindur në Berat, banues në Durrës. Ka kryer gjimnazin e përgjithshëm në Durrës, Shkolla “Leonik Tomeo”, ka vazhduar studimet për Drejtësi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni, diplomuar si jurist në drejtimin e Drejtës Europiane dhe UE (Unioni Europian). Po në këtë Universitet ka mbaruar dhe studimet Master, drejtimi Jurisprudencë. Ka mbaruar Shkollën e Avokatisë në Tiranë dhe është licensuar si Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve në vitin 2012. Avokati Klodian Çobo ka njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze dhe atë italiane, madje ai zotëron njohuri dhe në gjuhën gjermane

Vizioni ynë

Vizioni i punës së avokatit Klodian Çobo është të ofrojë shërbime juridike të cilësisë së lartë dhe të personalizuara për klientët e tij, duke u fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në arritjen e rezultateve të drejta dhe të favorshme. Me më shumë se 10 vite përvojë në fushën e avokatisë, ai synon të jetë një udhëheqës i besueshëm dhe i respektuar në komunitetin ligjor, duke kombinuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin ndaj drejtësisë.

Misioni

Sigurojë Shërbime të Nivelit të Lartë
Fokusohet te Klienti
Mbrojë të Drejtat dhe Interesat e Klientëve
Përmirësojë Vazhdueshëm
Etika dhe Integriteti
Klodian Çobo synon që përmes këtij misioni të bëhet një avokat i besuar dhe i respektuar, duke kontribuar në përmirësimin e drejtësisë dhe barazisë në shoqëri.

Eksperienca e marrur nga klientët

Përvoja ime profesionale dhe përkushtimi ndaj drejtësisë më kanë lejuar të ndërtoj një karrierë të suksesshme dhe të ndihmoj shumë individë në zgjidhjen e problemeve të tyre ligjore. Me synimin për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara, vazhdoj të punoj për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e klientëve të mi në çdo çështje që trajtoj.

Ambjenti jonë i punës